Pak orë para ndeshjes Bayern-Barcelona, presidenti i blaugranasve, Joan Laporta, ka motivuar për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Bayern dhe Barcelona takohen nga ora 21:00 në Allianz Arena, shkruan GazetaBlic Sport.
Bayern ka siguruar kalimin tutje, kurse Barçës i duhet një fitore sonte për t’u mos u varuar nga rezultati i duelit Benfica-Dinamo Kiev.
“Kam shumë besim se do të kalojmë. Ne jemi një klub që kemi traditë, duam të kalojmë. Në këto ndeshje ne duhet të nxjerrim krenarinë tonë dhe të tregojmë se kush jemi. Edhe nëse momenti nuk është më i miri, ky nuk do të jetë një justifikim për Barçën që të mos ketë krenari dhe dinjitet”, tha Laporta.
/GazetaBlic Sport


