Sporti

Laporta: Nuk synojmë ta shesim Frenkien, ai dëshiron të qëndrojë

07/02/2022 21:37
nga:E K

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur lidhur me situatën e Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez tash e sa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Megjithatë, planet duket se kanë ndryshuar. Barcelona nuk dëshiron ta shes lojtarin, bën të ditur presidenti Joan Laporta.

“Ka klube që janë interesuar për të, jo vetëm United. Por, nuk kemi qëllim ta shesim atë, ai dëshiron të qëndrojë”, ka thënë Laporta.

“Frenkie konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë nga të gjithë ekspertët. Jemi të lumtur që e kemi”, ka shtuar presidenti i Barcës.

Situata e Frenkie de Jong duket se tashmë po merr një rrugë ndryshe. Laporta ka thënë fjalën e tij.