Sporti

Laporta: Nuk e kam zili Real Madridin për Mbappe, do prishet atmosfera në dhomat e zhveshjes!

03/21/2024 23:37
nga:Lorik J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shpreh i bindur se nuk e ka zili Real Madridin për transferimin e Kylian Mbappe, gjë që duket e sigurt.

Laporta tha se sipas tij Mbappe do të prishë atmosferën në dhomën e zhveshjes së “mbretërve”.

“Në asnjë mënyrë nuk e kam zili Real Madridin për Mbappen. Gjithashtu, nuk e di nëse do ta blejnë apo jo. Do ta shohim. Ata kanë një problem. Ata duhet të shesin një lojtar, apo jo? Kjo sigurisht që do të prishë atmosferë në dhomën e zhveshjes”, tha Laporta për Mundo Deportivo.

/GazetaBlic Sport