Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kritikuar ashpër Real Madridin për qëndrimin e klubit ndaj çështjes Negreira, duke thënë se marrëdhëniet mes dy klubeve janë tashmë të prishura.
Duke folur në Kopenhagen gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Klubeve Evropiane të Futbollit, Laporta akuzoi Real Madridin se po e përdor çështjen për të mbështetur një narrativë publike kundër Barcelonës.
“Nuk mund ta pranojmë që e vërteta shtrembërohet dhe që sa herë që flasin publikisht, sulmojnë Barcelonën”, deklaroi Laporta, sipas Marca.
Ai shtoi se vendimi i Real Madridit për t’u paraqitur si palë në çështjen Negreira, sipas tij, është bërë për ta zvarritur procesin dhe për të justifikuar qëndrimet e mëparshme të klubit.
“Me Real Madridin, marrëdhëniet janë të prishura. Ka një përballje dhe marrëdhënia ekzistuese është zero”, u shpreh presidenti katalanas.
Ndërkohë, Laporta tha se tensionet me Atletico Madridin janë zbutur pas një takimi me Miguel Ángel Gil Marín në Kopenhagen, ku sipas tij, palët kanë rikthyer marrëdhëniet e mira.
/GazetaBlic Sport/


