Sporti

Laporta: Jemi afër të arrijmë marrëveshje me Gavin

06/11/2022 14:39
nga:E K

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka komentuar rreth kontratës së Gavit.

Mesfushori i talentuar, Gavi është bërë një nga shtyllat e mesfushës së Barçës nën urdhërat e Xavit, kurse skuadra spanjolle do që të rinovojnë kontratën e tij sa më shpejtë, shkruan
GazetaBlic Sport.

Laporta ka treguar se klubi është afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës së Gavit.

“Ne jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Gavi për të vazhduar kontratën e tij. Ne jemi optimistë për rinovimin e Gavi. Ne duam që ai të vazhdojë te Barça”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.