“Gianni Infantino ishte gati për të mbështetur Superligën”, tha presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Në dokumentarin për Superligën e transmetuar në Apple TV, ka edhe një intervistë me numrin një të Barçës, në të cilën ai shprehet se si Gianni Infantino, numri një i FIFA-s, ishte i hapur për bisedime në lidhje me ngjarjen e re që disa nga klubet më të mëdha evropiane ata kishin dashur të nisnin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Infantino po zhvillon kompeticionin e tij, një Kupë Bote për klube, duke e bërë atë më të madh dhe ne e respektojmë këtë projekt sepse duket shumë tërheqës“, tha ndër të tjerash Laporta.
/GazetaBlic Sport/


