Barcelona po përjeton një tjetër vit të vështirë dhe rrezikon seriozisht të dalë sërish nga Champions League që në grupe.
Për këtë arsye, presidenti Laporta i premtoi Xavit përforcime nga merkato e janarit, duke rikonfirmuar besimin e tij të plotë.
Blaugranët shpenzuan milionat edhe në merkaton që lamë pas duke afruar emra të mëdhenj si Lewandowski, Kounde e Kessie.
Barcelona përballet nesër në “El Clasico” me Real Madridin.
/GazetaBlic Sport/


