Sporti

Laporta i entuziazmuar: Messi është i rrënjosur thellë te Barcelona, jam i bindur që ai dëshiron të qëndrojë

04/17/2021 23:53
nga:Mergim Rreci

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit.

“Blaugranët” demoluan Athletic Bilbaon në finalen e sontme, duke triumfuar me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic.

Leo Messi shkëlqeu në këtë takim duke realizuar dy gola dhe duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Pas triumfit të madh shumë i gëzuar u pa Presidenti i kësaj skuadre, Joan Laport.

Ai në mes të tjera foli edhe për qëndrimin e Messit në “Camp Nou”.

“Messi është i rrënjosur thellë te Barcelona. Jam i bindur që ai dëshiron të qëndrojë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë. Ai është lojtari më i mirë në botë” tha Laporta.

/GazetaBlic/