Sporti

Laporta flet për të ardhmen e Dembele, po negociohet kontrata deri në vitin 2024

07/04/2022 22:00
nga:E K

Barcelona është shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje për të konfirmuar rinovimin e Ousmane Dembele pas negociatave të orëve të fundit.

Kontrata e francezit me Barcelonën tashmë ka përfunduar pasi sulmuesi kishte marrëveshje deri me 30 qershor të këtij viti, ndërsa rrjedhimisht tanimë Dembele është lojtar i lirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Për situatën me Dembele ka folur presidenti i katalunasve, Laporta.

“Nuk ka ndonjë ndryshim ose ndonjë të re nga situata e Ousmane”, ka thënë Laporta.

Pavarësisht kësaj mediat spanjolle aludojnë se marrëveshja është në fazat finale dhe së shpejti edhe do të zyrtarizohet.

/GazetaBlic Sport/