Xavi Hernandez do të jetë trajner i ri i skuadrës së Barcelonës.
Xavi sot i ka dhënë përshëndetjet e fundit stafit dhe lojtarëve të Al-Saad, ish mesfushori spanjoll u pa i emocionuar pasi nuk arriti t’i përmbajë lotët teksa u tha lamtumirë ish bashkëpuntorëve të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfirmuar se gjithçka tashmë është dakorduar dhe Xavi do të zyrtarizohet në orët në vijim.
“Xavi do të jetë menaxheri ynë. Ai do t’i bashkohet Barçës si trajner i ri – ne jemi duke përgatitur dhe nënshkruar kontratat”, konfirmoi ai për ‘MundoDeportivo’.
Barcelona president Joan Laporta announces: “Xavi will be our manager. He’s set to join Barça as new coach – we’re preparing and signing the contracts”, he confirmed to @mundodeportivo. ?? #FCB #Xavi
Xavi will sign until June 2024, never been in doubt. He’s back. pic.twitter.com/5Z0bVmsugk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 5, 2021
Spanjolli do nënshkruajë kontratë me Barcelonën që do e mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2024.
/GazetaBlic Sport/


