Sporti

Laporta dëshiron me çdo kusht transferimin e Haaland, e quan ‘Ronaldinhon’ e projektit të tij

12/27/2021 14:41
nga:E K

E ardhmja e Erling Haaland është shumë e përfolur nga mediat para afatit kalimtar të janarit.

Skuadra të shumta janë në garë për të nënshkruar me yllin e Dortmund me Real Madridin që duket favoriti pasi lojtari preferon një kalim te madrilienët, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, gazetari, Gerard Romero raproton se Laporta e dëshiron me çdo kusht norvegjezin.

Laporta po e cilëson Haalandin si “Ronaldinhon’ e projektit të tij. Lojtari i ka bërë të qartë çdo klubi se ai dëshiron të jetë lider kudo që të transferohet.

/GazetaBlic Sport/