Sporti

Lamtumirë Liga e Kampionëve, Europa League është “shtëpia” e re Barcelonës

12/08/2021 22:54
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është mposhtur thellë nga Bayerni, 3 me 0, duke u eliminuar nga kompeticioni më i madh i futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Blaugranët” tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.

Manchester United ka kaluar tutje edhe pse sonte barazoi ndaj Young Boys 1 me 1. Grupi nuk u kompletua ende për shkak se ndeshja mes Atalantas dhe Villarreal u shty për shkak të borës së madhe.

Lille dhe Salzburg kanë kaluar tutje poashtu nga Grupi G, pas fitoreve ndaj Wolfsburg dhe Sevillas.

/GazetaBlic Sport/