Sporti

‘Lamtumirë’ Bayern Munich, Joshua Kimmich drejt transferimit në Premier League

03/27/2024 16:30
nga:Mergim Rreci

Manchester City thuhet se është favorit për të transferuar mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Tentativat e klubit do të jenë të fokusuara për të siguruar shërbimet e tij në verë, pavarësisht se përballet me konkurrencën nga Real Madrid dhe Barcelona, ​​sipas Fichajes, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjigantët e Bundesligës ka të ngjarë të kërkojnë një tarifë transferimi prej 60 milionë euro nëse marrin një ofertë zyrtare gjatë afatit kalimtar të verës.

Kimmich është i preferuari i trajnerit Pep Guardiola, i cili ka kërkuar që mesfushori gjerman të jetë pjesë e grupit të tij për edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/