Sporti

Lampard: Manchester City është skuadra më e mirë në botë

05/20/2023 08:28
nga:Mergim Rreci

Frank Lampard, trajneri i Chelseat, vlerësoi Manchester Cityn, kundërshtarin e bluve në xhiron e 37-të të Premier League.

“Unë mendoj se është skuadra më e mirë në botë. A është mirë për futbollin anglez? Po pse jo? Pjesa tjetër e skuadrave të Premierligës duhet të përpiqen të arrijnë atë nivel”, tha ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ata janë padyshim një ekip fantastik dhe kanë qenë për një kohë të gjatë. Ne duhet t’u japim atyre meritën për qëndrueshmërinë e tyre. Kam kaluar pak kohë atje dhe e di që janë një makinë, ndaj kam respekt total për ta”, vazhdoi ai.

Për mundësinë për të ndikuar në luftën për titull mes Manchester City dhe Arsenal: “Nuk jam i interesuar për këtë, lojtarët duhet të shqetësohen për përgjegjësinë që kanë”.