Sporti

Lampard: “Jam mirënjohës për Abramovich, ai gjithmonë më ka mbështetur”

03/03/2022 18:53
nga:E K

Roman Abramovich ka konfirmuar se po shet Chelsean dhe të ardhurat neto nga shitja e klubit do t’i përcillen fondacionit të sapokrijuar për viktimat e luftës në Ukrainë.

Spekulohet se shuma për të cilën pasaniku rus po shet klubin duhet të jetë rreth tre miliardë paund, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë. Shitja e klubit nga Abramovich u komentua nga futbollisti legjendar i Chelsea, Frank Lampard.

“Unë nuk jam më në Chelsea, por kam kaluar një kohë të mirë atje. Mund të them vetëm se jam mirënjohës që kam qenë në klub kur Roman Abramovich erdhi dhe ndryshoi fytyrën e klubit. Kam pasur mbështetjen e tij të plotë kur kam ka qenë lojtar dhe trajner, çfarëdo që mendojnë njerëzit. Tani unë jam trajner i Evertonit dhe nuk kam më njohuri për atë që po ndodh te Chelsea, kështu që nuk mund t’ju them më shumë se kaq”, tha Lampard, përcjell GazetaBlic Sport.

Abramovic deklaroi gjithashtu se ai kërkoi themelimin e një fondacioni bamirës në të cilin do të paguhen të ardhurat neto nga shitja. Ai do të mblidhet për të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë, në terma afatshkurtër dhe afatgjatë, për sa i përket ndihmës në këtë kohë, por edhe për të ndihmuar në shërim. Pasaniku rus përsëriti se vendimi për të shitur klubin ishte i vështirë për të, por se është në interesin më të mirë të Chelseat.

Roman Abramovich bleu Chelsean në verën e vitit 2003. Nën drejtimin e tij, klubi fitoi titullin e parë kampion pas 50 vitesh në vitin 2005 dhe më pas ishte kampion i Anglisë edhe katër herë (2006, 2009, 2015 dhe 2017). Ai fitoi pesë herë Kupën FA, tri herë Kupën e Ligës, dy herë Ligën e Evropës, dhe në vitin 2012 dhe 2021 ishte kampion i Evropës dhe këtë vit fitoi edhe Kupën e Botës për klube.

/GazetaBlic Sport.