Sporti

Lampard drejt shkarkimit nga Everton, Rooney pasardhës i tij

01/05/2023 17:27
nga:E K

Lampard nuk e ka të sigurtë pozitën e tij si trajner i Evertonit.

Sipas raportimeve të “The Sun” skuadra nga Liverpooli po mendon të rikthejë sulmuesin legjendar, Wayne Rooney në stolin e trajnerit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rooney është aktualisht trajner te skuadra DC United, kurse më parë ka drejtuar ekipin anglez Derby County.

Everton po kalon periudhë të keqe me vetëm 15 pikë duke u pozicionuar në vendin e 18-të në tabelën e Premierligës.

/GazetaBlic Sport/