Në moshën 15-vjeçare, Lamine Yamal bëri debutimin e tij në La Liga. Adoleshenti pa frikë është duke u bërë më i fortë në Spanjë, Ligën e Kampionëve dhe së fundmi në Euro.
“Kam luajtur gjithmonë me miqtë e mi dhe skuadrat rivale ishin 20 vjeç dhe unë isha 11 ose 12. Kështu që kjo më hoqi shumë frikën dhe më bëri të aftë të kënaqesha dhe të luaja kundër kujtdo,” tha Lamine për France Football.
E gjithë kjo të bën të rritesh edhe nëse mendon se jo. Gjithmonë të ndihmon sepse kur sheh dikë më të madh se ti, di të shkosh pas tij dhe ta driblosh që të mos të godasë.
Lamine tani është nominuar për Topin e Artë në moshën 17-vjeçare. Anësori ka arritur të shmangë dëmtimet pavarësisht pozicionit të rrezikshëm që luan.
/GazetaBlic Sport


