Sporti

Lamine Yamal regjistroi dy rekorde në fitoren e Spanjës ndaj Gjeorgjisë

09/08/2023 21:31
nga:E K

Edhe pse i ri në moshë, Lamine Yamal po vazhdon të lë gjurmët e tij.

Sulmuesi i Barcelonës regjistroi dy rekorde me Kombëtaren e Spanjës sonte, që sonte luajti në udhëtim ndaj Gjeorgjisë në kuadër të kualifkimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Spanjollët e fituan këtë ndeshje me rezultatin e thellë 1:7.

Yamal regjistroi dy rekorde, duke u bë lojtari më i ri në moshë që debuton dhe shënon me Spanjën.

Ai hyri si zëvendësues në minutën e 44-të, teksa golin e gjeti në minutën e 74-të.

Lamine Yamal këto dy rekorde i regjistroi në moshën 16 vjeç e 57 ditë.