Sporti

Lamine Yamal me një rekord të mahnitshëm në Champions League

03/12/2025 09:31
nga:Lorik J

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal shënoi një gol dhe asistoi në fitoren 3-1 ndaj Benfica-s në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve.

Kështu, Yamal u bë lojtari më i ri që shënon gol dhe asiston në një ndeshje të turneut. Ai përmirësoi arritjen e Peter Ofori-Kwaye nga viti 1997.

Në ndeshjen e parë, Yamal u bë lojtari i dytë më i ri që shënon gol në turne.

Golashënuesi më i ri është gjithashtu një lojtar i Barcelonës – Ansu Fati, i cili shënoi në dhjetor 2019 me 17 vjet e 40 ditë.

/GazetaBlic Sport