Sporti

Lamine Yamal luajti me injeksione kundër Interit

05/02/2025 10:19
nga:Mergim Rreci

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte në zemër të gjithçkaje të mirë për Blaugranët në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Vetëm pak minuta para ndeshjes, pati shqetësime për një dëmtim dhe mendohej se ai nuk do të luante fare, transmeton GazetaBlic Sport.

Lojtari 17-vjeçar ndjeu dhimbje në këmbë, gjë që i la stafin e trajnerëve dhe tifozët e Barcelonës të shqetësuar.

Sipas “Esport3”, Yamal ndjeu shqetësim në kuadricepsin e djathtë, pra në kofshë, dhe stafi mjekësor i Barcelonës i dha një injeksion qetësues dhimbjesh për të kapërcyer dhimbjen.

Pjesa tjetër ishte histori, me sulmuesin që shkëlqeu në çdo aspekt me paraqitje e tij.

/GazetaBlic Sport/