Sporti

Lamine Yamal i mahniti të gjithë në paraqitjet e para, Barcelona ka gati kontratën e re për 16 vjeçarin

08/29/2023 09:36
nga:L J

Tek Barcelona janë të mahnitur me paraqitjet e Lamine Yamal.

Sipas mediave spanjolle, klubi i Barçës po mendon t’ia rinovojë kontratë 16 vjeçarit. Yamal ka rënë dakord për kontratën e tij të re deri më 30 qershor 2026, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke mos arritur ende moshën madhore, rregulloret aktuale nuk lejojnë që Lamine Yamal të nënshkruajë më shumë se për tre sezone. Kur të jetë 18 vjeç, do të jetë në gjendje ta bëjë këtë për një kohë më të gjatë, siç do të ndodhë me Alejandro Balde, i cili gjithashtu është gati të nënshkruajë kontratën e tij deri në vitin 2028.

Dhe në ndikim të plotë të lojës së tij të shkëlqyer kundër Villarrealit, të premten pritet thirrja e tij për kombëtaren spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë në Tbilisi të premten, 8 shtator (18:00) dhe Qipros në Granada të martën, 12 shtator (20:45) në fazën kualifikuese të Euro2024.

/GazetaBlic Sport