Skuadra e Barcelonës nesër zhvillon ndeshjen e vlefshme për La Liga, ndaj Las Palmasit në shtëpi.
Trajneri gjerman, Hansi Flick u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme dhe dha një lajm të mirë për tifozët.
Ai tha se Lamine Yamal është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë gati për ndeshjen.
“Lamine Yamal është kthyer dhe është gati të luajë. Ne nuk kemi vendosur ende se a do të startojë, por ai do të luajë. Ky është plani”, tha trajneri i Barcelonës.
Lamine gjatë këtij sezoni në La Liga, ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asiste në 12 ndeshje.