Geek

Lamborghini është duke përgatitur një crossover elektrikë

01/27/2022 09:31
nga:Donika Fetahu

Vetura e parë elektrike e Lamborghini do të jetë një crossover i ri me katër vende që do të arrijë në vitin 2028, i ndjekur nga gjenerata e dytë tërësisht elektrike Urus SUV.

Tashmë dihet se Lamborghini po përgatit veturën e parë elektrike me konfigurim 2 +2 vendesh, por tashmë drejtori Stephan Winkelmann ka dhënë edhe më shumë detaje dhe ka premtuar se do të jetë rrënjësisht i ndryshëm nga të gjitha modelet e tjera të markës së famshme.

“Kur bëhet fjalë për një veturë plotësisht elektrike, qasja jonë është e qartë. Elektrifikimi është pjesë e së ardhmes sonë dhe vetura do të jetë krejt e re dhe e projektuar për një segment në të cilin nuk kemi qenë për dekada. Është një makinë me katër ulëse me një Konfigurimi 2+2 ndenjëse që mund të ngrihet nga dheu, me më shumë hapësirë nga toka”, tha Winkelmann.

Komentet e tij sugjerojnë se modeli i parë elektrik i Lamborghini do të pozicionohet ngjashëm me markën Bentley, modeli i të cilit është gjithashtu më i ngritur nga toka në krahasim me një sedan konvencional ose grand tourer, raporton autocar.

2+2 GT e fundit e prodhuar nga Lamborghini ishte Urraco, e cila pushoi së prodhuari në 1979. Veturat e vetme me më shumë se dy vende të prodhuara që atëherë ishin LM002 nga vitet 1980 dhe SUV moderne Urus.

Zhvillimi i modelit të parë elektrik të Lamborghini do të fillojë këtë vit. Ai nuk foli për detajet teknike, duke përfshirë platformën, baterinë dhe teknologjinë e motorit.

“Vetura duhet të ketë ADN-në e markës, duhet të jetë një Lamborghini e vërtetë. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë prodhues që të bëjë gjithçka vetë, kështu që ne kemi mundësi të blejmë në grup dhe jashtë, ky është një avantazh i madh”,, tha drejtori i Lamborghini.

Bentley është vetura e parë elektrike që përdor platformën premium Artemis, e cila është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Audi dhe do të përdoret nga pasardhësi tërësisht elektrik i A8 2024. Është e mundur që Lamborghini të përdorë të njëjtën platformë për të reduktuar kohën dhe kostot e zhvillimit.

Pas crossover-it elektrik, një SUV më i madh Urus me veturë plotësisht elektrike do të mbërrijë në treg dhe do të jetë gjenerata e dytë e modelit.

Gjenerata e dytë e Urus pritet në vitin 2029, por ende është e paqartë nëse modeli aktual, i cili do të rifreskohet vitin e ardhshëm dhe do të “hibridizohet” një vit më vonë, do të jetë në prodhim deri atëherë.

Winkelmann vuri në dukje se croossover-i i zakonshëm si Lamborghini i parë elektrik do të lejojë që marka të mbetet tërheqëse në segmente të tjera.

Gjithashtu, Lamborghini mbetet e përkushtuar ndaj super veturave dhe do të ofrojë pasues hibride të modeleve Aventador dhe Huracan për dy vitet e ardhshme. Winkelmann la të kuptohet mënyra për t’i mbajtur më gjatë motorët e tyre me djegie të brendshme