Lajme

Lama: Vetë zgjedhja e RTK-së për intervistë, tregon se Kurti u frikësohet gazetarëve

05/21/2025 17:44
nga:G B

Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja Alma Lama ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si zgjedh mediat ku flet.

Në emisionin “Kosova Live”, Lama komentoi intervistën e fundit të Kurtit në RTK, duke thënë se vetë përzgjedhja e kësaj medie tregon mungesë guximi për t’u përballur me gazetarë kritikë.