Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në televizionin publik me titull ‘Dorëzohet Lista Serbe, ftesat për seancë i dërgon me stemën e Republikës së Kosovës’.
Lama pyet se pse RTK-së i duhej të dalë me një titull të tillë përçarës.
“Pse qenka “dorezim”respektimi i gjuhes zyrtare te dokumentave?! Pse u dashka te poshterohen serbet apo cdo komunitet, kur bejne nje veprim qe shkon ne favor te njohjes se shtetit te Kosoves. Eshte ne interesin e Kosoves integrimi i tyre” shrkuan Lama në reagimin e saj.
Ajo thotë se KPM duhet të marre masa ndaj televizionit publik per nxitje te percarjes nderetnike.
Reagimi i plotë:


