Takimi ndërmjet presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy dhe atij amerikan Donal Trump, në Zyrën Ovale, u shoqërua me debate të forta.
Nga ky takim nuk u arrit asnjë marrëveshje, përveç replikave dhe kundër-replikave që u shkëmbyen me njëri-tjetrin.
Shumica e liderve evropianë i dolën në mbështetje Zelenskyt pas debatit me presidentin amerikan.
Por a mund të përballet shpejt edhe Kosova me një presion të tillë për zgjidhjen e çështjes së veriut?
Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se ka një ndryshim të madh të politikberjes dhe bërjes diplomaci në Shtepinë e Bardhë.
Lama tha se rasti me Ukrainën dhe Zelenskin nuk ka ndonjë lidhje të drejtperdrejtë me Kosovën por se një Rusi fituese e luftës do t’a veshtiresonte cdo lloj marreveshje mes Kosoves dhe Serbise në favor tonin.
“Ka një ndryshim të madh të politikberjes dhe bërjes diplomaci në Shtepinë e Bardhë, dhe kjo tashmë është evidente për çdo lider në botë. Rasti me Ukrainën dhe Zelenskin nuk ka ndonjë lidhje të drejtperdrejtë me Kosoven dhe raporti me Serbinë por nje Rusi fituese e luftes do t’a veshtiresonte cdo lloj marreveshje mes Kosoves dhe Serbise, ne favorin tone. Bota nuk eshte me ajo qe ka qene. Presioni eshte gjeja me e vogel që mund të mendojmë prandaj është me rendesi qe të kemi nje qeveri të pergjegjshme dhe jo-konfrontuese me Bashkesine Ndërkombetare siç e kemi pasur” deklaroi ish-ambasadorja Lama.
Ajo tha se siç u pa edhe nga përplasja, ndërhyrja nëper fushata elektorale te shteteve te tjera, ka pasoja te rënda diplomatike.
Kujtojmë se lideri i VV-së, Albin Kurti, tashmë Kryeministrër i vendit, kishte shprehur hapur mbështetjen për Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
“Siç u pa edhe nga përplasja, ndërhyrja nëper fushata elektorale te shteteve te tjera ka pasoja te renda diplomatike. Prandaj nje KM duhet te jete gjithmonë neutral në punet e brendshme te shteteve te tjera. kurti e ka shkelur kete rregull te arte te diplomacise ne SBA dhe në rajon” deklaroi Lama në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


