Lajme

Lama: Lumir Abdxhiku duhet të dorëhiqet, nuk e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të partisë dhe elektoratit!

07/30/2026 12:52
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatët e partisë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë më tutje partinë.

Kërkesa e tyre erdhi pas humbjes së LDK-së në tre palë zgjedhje me radhë.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së pritet sot me fillim nga ora 18:00.

Në lidhje me mbajtjen e këtij Kuvendi dhe a pritet të shkarkohet Lumir Abdixhiku ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Lama tha se pret që Kuvendi të jetë demokratik dhe të respektohet statuti i partisë.

Ajo potencoi se ‘kryetari aktual duhet të dorëhiqet pasi nuk e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të partisë’ dhe se pastaj duhet të hapet gara për kryetarin e ri.

“Pres që Kuvendi të jetë demokratik, të respektohet statuti i partisë dhe të marrin fund makinacionet për ruajtjen me çdo kusht të pozitës. Mendoj se kryetari aktual duhet të dorehiqet pasi nuk e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të partisë dhe nuk e ka të elektoratit, sic dëshmuan zgjedhjet. Pastaj duhet të hapet gara per kryetarin e ri”

Ish-ambasadorja, Lama, tha se megjithatë LDK-ja është subjekti i vetëm që zhvillon zgjedhje reale.

“LDK megjithatë është i vetmi subjekt qe zhvillon zgjedhje reale, e jo si subjektet e tjera qe jane parti lideriste ku gjithcka sillet rreth nje individi” deklaroi Alma Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Sot mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së