Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e pakënaqur me dënimin që i është dhënë personit i cili e ka kanosur.
E në lidhje me këtë ka ardhur një reagim nga ish-deputetja Alma Lama.
Lama, thotë se ka edhe më keq, pasi një person që e ka kërcënuar me jetë sa ishte deputete nuk është dënuar fare.
“Kryetarja e GP te VV-se, znj. Kusari-Lila qenka ankuar se nje kercenues i saj qenka denuar vetem 2000 euro nga Gjykata. Epo ka edhe me keq: nje person qe mua me ka pas kercenuar me jete, ne cilesine e deputetes, Gjykata se ka denuar fare. Sipas vendimit, vepra e tij penale eshte parashkruar pasi ka ndodhur para shume vitesh dhe i ka kaluar koha” shkruan Lama në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:

Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari për kanosjen e Mimoza Kusarit


