Lakeside do të jetë mikpritës i një ngjarje të veçantë, ku kampioni i ri evropian në boks, Labinot Xhoxhaj, në një konferencë për shtyp, do të shpalos emocionet dhe përvojën e tij nga rrugëtimi deri në majat e boksit europian.
Xhoxhaj, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring, është shqiptari i vetëm pas legjendës Luan Krasniqi që ka arritur të fitojë titullin kampion të Evropës në këtë sport.
Në këtë ngjarje, Xhoxhaj do të ndajë me mediat momentet kyçe të karrierës së tij dhe sfidat që ka kaluar për të arritur këtë sukses historik, duke e vendosur boksin shqiptar në hartën ndërkombëtare.
Po ashtu, konferenca është mbështetur me një interes të jashtëzakonshëm, me prezencën e mediave të njohura gjermane, të cilat kanë mundësinë të intervistojnë kampionin dhe të thellohen në detaje të rrugëtimit të tij.
Kjo ka një rëndësi të veçantë për boksin shqiptar, duke theksuar vazhdimësinë e suksesit pas Luan Krasniqit, dhe duke e konsoliduar Labinot Xhoxhajn si një nga emrat më të njohur të boksit europian.
Suksesi i tij është një burim frymëzimi për brezat e rinj, duke dëshmuar se talenti dhe puna e palodhur mund të çojnë në arritje të mëdha, edhe në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Pra, Lakeside është një Ambient i Përsosur për Evente të Paharrueshme ku të shtunën në ora 13:00, do të dëshmohet kjo.