Showtime

Lajmi se mohoi origjinën shqiptare u bë viral, reagon Jehona Dreshaj

12/18/2021 09:32
nga:Genita C

Në rrjet është bërë virale një video e modeles shqiptare, Jehona Dreshaj, motra e Afërditës. Ajo jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, ku së fundmi ka rënë pre e një kamere të fshehtë.

Një djalë në rrugë e ka pyetur për emrin dhe origjinën. Modelja nuk ka treguar që është shqiptare, por ka thënë se është nga Detroit.

Fjalët e saj nuk janë pritur mirë në rrjet, ndonëse Jehona nuk ka qenë në dijeni të kamerës së fshehtë.

Në një video të postuar nga media shqiptare, një komentues shkruan: “Ai nuk e pyeti për nacionalitetin, e pyeti nga je çfarë qyteti dhe ajo u përgjigj perfect”. Ky koment i ka rënë në sy edhe Jehonës e cila e mbështeti duke iu përgjigjur me emojin e një duartrokitjeje. Pra modelja nuk ka dashur të mohojë origjinën e saj.