Showtime

Lajm i hidhur! Vdes shkrimtarja e njohur

06/30/2021 10:47
nga:Genita C

Shkrimtarja kubane, Delia Fiallo u nda nga jeta herët të martën, tha për CNN një burim i afërt me shkrimtaren.

Rrjeti Televisa raportoi vdekjen herët gjatë ditës, duke thënë se kishte folur me vajzën e Fiallos.

Shkrimtarja legjendare ishte 96 vjeçe. Shkaku i vdekjes së saj nuk u bë i ditur menjëherë.

E konsideruar si “nëna e telenovelës së Amerikës Latine”, Delia Fiallo shkroi më shumë se 40 vepra në radio dhe televizion.

Ndër veprat e saj origjinale dhe më vonë të adaptuara nga ajo ose nga të tjerët janë “Cristal”, “Esmeralda”, “La Zulianita” dhe “María del Mar”.

Prodhimet e bazuara në veprat e saj u panë në miliona shtëpi nëpër botë.

“Një telenovelë ka të bëjë me sentimentin”, kishte thënë ajo për Variety më 1996. “Nëse nuk e bëni publikun të qajë, nuk do të arrini asgjë”.

Romanet e saj u adaptuan në të dy kontinentet, nga SHBA tek Argjentina, duke kaluar nëpër vende të tilla si Meksika dhe Kolumbia.