Sporti

LAJMI I FUNDIT: Zjarr në stadiumin e Tottenhamit, evakuohen 300 persona!

09/02/2021 14:31
nga:Lorik J

Punëtorët e stadiumit të Tottenhamit u detyruan të bëjnë një evakuim urgjent këtë mëngjes pasi shpërtheu një zjarr.

Zjarri shpërtheu në stadiumin Tottenham Hotspur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Zjarrfikësit luftuan me zjarrin për afro një orë derisa e shuan plotësisht.

Rreth 300 njerëz duhej të evakuoheshin nga vendi, ku edhe është përdorur si një qendër vaksinimi kundër Covid-19.

Asnjë i lënduar nuk është raportuar deri më tani.

Spurs ende nuk kanë lëshuar një deklaratë për zjarrin në shtëpinë e tyre të re, në të cilën ata u vendosën në Mars të vitit 2019.

/GazetaBlic Sport