Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ylli i Francës nuk do të luajë më në Euro2020

06/21/2021 11:19
nga:Lorik J

Përfundon Euro 2020 për Ousmane Dembele.

Anësori i Barçës humbet për pjesën tjetër të garës. Pas një lëndimi në gjurin e djathtë të Shtunën kundër Hungarisë (1-1), Ousmane Dembele humbet pjesën tjetër të Euro sipas informacionit nga RMC Sport, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi i Francës regjistron goditjen e parë të vërtetë në Euro.

Demebele erdhi tek Franca nga një sezon i mirë në Spanjë pasi kishte zgjidhur problemet e tij fizike, e kishte bërë kthimin e tij në formacionin bazë në  Mars, pas dy vjet e gjysmë mungese.

Ai pritet që ditët e ardhshme të largohet nga kampi i Francës.

/GazetaBlic Sport