Sporti

LAJMI I FUNDIT: “Xhebrailat” përjashtohen nga stadiumi, ofenduan Tahir Batatinën

09/18/2021 16:38
nga:Mergim Rreci

Tifozët e skuadrës së Ballkanit, “Xhebrailat” janë përjashtuar nga stadiumi.

Delegati i ndeshjes, Agim Hasani në koordinim me gjyqtarët e kanë marrur një vendim të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndodhi për shkak se ky tifo-grup përdori ofendime të vazhdueshme ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Rezultati vazhdon të jetë 1 me 0 në të mirë të Ballkanit.

/GazetaBlic Sport/