Ukraina me Rusinë po diskutojn detajet e fundit për të filluar negociatat, data dhe vendi pritet të caktohen shumë shpejtë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ishte ai që bëri propozimin për negociata dhe Ukraina u përgjigjë pozitivisht.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi për media i Presidencës së Ukrainës, Serhiy Nikiforov në një konferencë për media.
Rusia thuhet se ka propozuar Bjellorusinë si vend për të filluar negociatat kurse Ukraina ka propozuar Izraelin. Për pak kohë pritet të vendoset se ku do të fillojnë negociatat.


