UEFA ka njoftuar se Tottenham Hotspur humbi në tavolinë ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2021/22 kundër Rennes.
Spurs se e kanë humbur ndeshjen 0-3 dhe janë eliminuar nga UEFA Europa Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
Spurs pësuan një shpërthim të Covid i cili u përhap në kampin e tyre, duke prekur nëntë lojtarë të ekipit të parë, pesë anëtarë të stafit stërvitor dhe shumë lojtarë U23.
Ata anuluan ndeshjet e tyre kundër Rennes dhe më pas ndaj Brighton në Premier League dhe më pas ndeshja e tyre kundër Leicester u shty për shkak të problemeve.
Tani UEFA ka vendosur që rrugëtimi evropian i Spurs ka përfunduar këtë sezon.
/GazetaBlic Sport


