Lajme

Tre të plagosur në Prishtinë pas një përleshjeje (VIDEO)

08/28/2021 00:08
nga:Gazeta Blic

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Siç është mësuar njëri nga personat është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq tjetri nga një mjet i mprehtë.

Shkaqen që kanë ardhur deri te incidenti nuk dihen, përveç që të dy të plagosurit janë dërguar në QKUK.

Agron Borovci, Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës tha se Policia deri më tani ka arritur të identifikoj një person të dyshuar.

“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.”

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit.”

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Borovci.