Sporti

Lajmi i fundit: Tre futbollistë të Malishevës ftohen në Kombëtaren e Kosovës

05/19/2021 16:11
nga:L J

Tre lojtarë të FC Malishevës kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grup mosha U21.

Këto ftesa nga Përfaqësuesja U21 e Kosovës vijnë pas paraqitjeve fantastike nga këta lojtarë, të cilët i ndihmuan shumë skuadrës së tyre gjatë këtij sezoni.

Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar kryetrajneri i FC Malishvës, Arsim Thaçi.

Kujtojmë se FC Malisheva ditë me parë ka fituar titullin në Grupin A të Ligës së Parë duke kaluar kështu në garë të Superligës.