Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit do të zhvillohet në Prishtinë.
Llapi dhe Shkupi takohen të enjten me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së parë të UEFA Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
KF Llapi para pak çasteve ka njoftuar se tifozët që do të futen në stadium nuk do të kenë nevojë për testin PCR.
Vlen të theksohet se 15% nga kapaciteti i stadiumit do të jetë i mbushur me tifozë.
/GazetaBlic Sport


