Lajme

LAJMI I FUNDIT: Tanket ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv

02/24/2022 12:25
nga:Y I

Tanket ruse raportohet të jenë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Sipas raportimeve të BBC, në qytet po zhvillohen luftime.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë.

Sipas raportimeve të paverifikuara, bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruara nga forcat ushtarake ukrainase.

Shpërthime dhe goditje me predha janë dëgjuar dhe parë edhe në qytetë të tjera të Ukrainës, pas dhënies së urdhrit nga Putin për t’u futur në shtetin fqinj.

Pas vendimit, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që kush dëshiron, mund të armatoset nga shteti.

NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor nuk duhet të shqetësohen