Lajme

S’ka seancë deri në 13:00, gjithçka që ndodhi në takimin mes Konjufcës dhe shefave të Grupeve Parlamentare

06/16/2022 12:07
nga:Gazeta Blic

Nuk do të vazhdojë seanca e sotme e Kuvendit, të paktën deri në ora 13:00 raporton Gazeta Blic. Kjo u vendos pas takimit që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pasur me shefat e grupeve parlamentare.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka theksuar se u vendos që “seanca shtyhet deri në ora 13:00, pasi të konsultohet Glauku me qeveri për seancën”.

“Ne takim me shefat e grupeve dhe Glaukun e patëm këtë pozicion:

– Seanca sot nuk do të ndodh, ne nuk tërhiqemi;

– Urgjentisht, Komisioni për Buxhet të ulet me Ministrinë dhe Veteranët me diskutua Ligjin dhe ta përmirësojnë;

– I njoftova që kemi amendamentet tona si pozicione rreth Ligjit;

– Nuk pranuam që të shtyhet seanca sot e të nis më vonë;

– Seanca shtyhet deri në ora 13:00, pasi të konsultohet Glauku me qeveri për seancën”, ka theksuar ai.