Real Madrid ka bërë ofertën e dytë prej 170 milionë eurosh për PSG për transferimin e Kylian Mbappe.
PSG transferoi Mbappe nga Monaco në vitin 2018 në një marrëveshje prej 180 milionë eurosh, por në fakt ata deri më tani kanë paguar vetëm 145 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
35 milionë euro të tjera priten kur ata të rinovojnë kontratën e Mbappe ose ta shesin atë.
Sky Sport raporton se Real Madrid ka ofruar 170 milionë euro tani për yllin francez.
/GazetaBlic Sport


