Sipas mediumit ‘ESPN Brasil’, Carlo Ancelotti e ka pranuar detyrën e trajnerit tek Brazili.
Sipas ESPN, palët nuk do ta konfirmojnë publikisht marrëveshjen në këtë moment, pasi trajneri ka ende kontratë me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Detajet e kontratës, e cila do të ishte trevjeçare, duke filluar nga korriku 2023 deri në gusht 2026, pas finaleve të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, janë ende duke u diskutuar.
Lojtarët brazilianë të Real Madridit gjithashtu e kanë këtë informacion, sipas raportit.
/GazetaBlic Sport/


