Paris Saint-Germain nuk heq dorë nga përpjekjet për të mbajtur’Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez përfundon kontratën e tij në fund të sezonit dhe klubi parizian po bën gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar që lojtari i ri të mbetet në Parc des Princes edhe përtej këtij sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Le Parisien, Mbappe ka marrë tashmë (një tjetër) propozim për rinovim… dhe vlerat janë astronomike.
Gazeta franceze raporton se PSG ofroi një kontratë dyvjeçare, me një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh dhe një premium nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.
E përditshmja franceze zbulon gjithashtu se PSG është “shumë optimiste” për procesin dhe beson se Mbappe do të vendosë pozitivisht me këtë propozim të ri.
Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2017 dhe ka 156 gola dhe 78 asistime në 205 ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


