Lajme

LAJMI I FUNDIT: Procesi gjyqësor për Trump po zhvillohet në sallën e gjyqit penal

04/04/2023 20:37
nga:Genita C

Donald Trump – ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale – ka hyrë në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u gjykuar dhe pritet të deklarohet i pafajshëm, raporton CNN, transmeton GazetaBlic.

Detajet për më shumë se 30 akuzat me të cilat ai përballet do të zbulohen kur aktakuza e jurisë së madhe të zbardhet. Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me një pagesë të parave të heshtura që i është bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

 

Çfarë thonë nga Shtëpia e Bardhë për arrestimin e Trump?