Lajme

Plagosot një person në Pejë

07/12/2024 22:27
nga:Y I

Një plagosje ka ndodhur sonte në Pejë, si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën Jeton Dedushaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rrreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thik dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/