Lajme

Lajmi i fundit: Petrit Hajdari kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit – Lladrovci nuk i merr votat

07/27/2025 17:43
nga:G B

Petrit Hajdari do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka votuar kryesia e kësaj partie, përmes një votimi të fshehtë, mëson Gazeta Blic nga burimet e saj.

Sipas burimeve, Lladrovci ka marrë vetëm 4 vota, ndërsa Hajdari 25 vota dhe një votë e pavlefshme.

Petrit Hajdari do të garojë për të parin e Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ndryshe, kujtojmë që Ramiz Lladrovci muaj me radhë ka pasur tone të mprehta dhe konfrontuese se nuk do të lejojë kandidaturë tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës për të garuar në Drenas, përpos vetes.

“Nuk ka bir nane që më largon nga PDK-ja”, është fjalia që ai e ka përsëritur disa herë në një seri paraqitjesh televizive./Gazeta Blic/