Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ku një fëmijë ka humbur jetën.
I mituri dyshohet se ka vdekur si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML” tha Zahiti për “Gazeta Blic” .


