Sporti

LAJMI I FUNDIT: Përfundojnë ndeshjet e xhiros së fundit në Serie A, Milan pas 7 viteve në Champions League

05/23/2021 22:43
nga:E K

Kanë përfunduar duelet e fundit të këtij stinori në Serie A.

Xhiro e fundit ishte vendimtare për tri skuadra që luftuan deri në fund për kualifikim në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus fitoi bindshëm ndaj Bolognas me rezultat 1-4.

Golat për Juventus i shënuan, Chiesa, Morata (2), dhe Rabiot.Kurse golin e vetëm për Bolognan e shënoi, Orsolini.

Ndërkohë Milan ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Atalantas me rezultat 0-2.

Golin e parë të takimit e shënoi, Kessie nga penalltia në minutën e 43’të të takimit.

Kurse në fund të takimit në minutën e 93’të shënoi përsëri nga penalltia, Kessie.

Napoli nuk arriti të marrë 3 pikë ndaj Veronës, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani i dha epërsinë Napolit në minutën e 60’të, por vetëm 9 minuta më vonë barazoi Faraoni.

Pas këtyre rezultateve, Milan dhe Juventus sigurojnë kualifikimin në Champions League.

Milan kualifikohet nga vendi i 2’të me 79 pikë, kurse Juventus me 78 pikë kualifikohet nga vendi i 4’të.

/GazetaBlic Sport/