Sporti

LAJMI I FUNDIT: Nuk ka më alkool para futbollistëve myslimanë, ndryshojnë rregullat në “Euro 2020”

06/24/2021 22:47
nga:Mergim Rreci

Organizatorët e “Euro 2020” do të ndalojnë vendosjen e shisheve të Heineken para lojtarëve myslimanë pasi Paul Pogba e hoqi atë gjatë javës së kaluar.

Ylli i Francës dhe Manchester United, Pogba i cili është një mysliman i devotshëm, largoi një shishe nga sytë ndërsa zhvilloi konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas fitores 1-0 të Francës kundër Gjermanisë të martën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani skuadrat, menaxherët dhe lojtarët do të pyeten paraprakisht nëse do të kundërshtonin të kishin shishet e Heineken para tyre.

Konsumi i alkoolit është i ndaluar në mesin e muslimanëve, andaj edhe kjo gjë shkaktoi reagime të mëdha.

Superylli botëror, Pogba u duk i bezdisur nga prania e kësaj pije dhe si rrjedhojë reagoi shumë ashpër ndaj saj.

/GazetaBlic Sport/